Nokia 1680 classic - Rreth pajisjes suaj

background image

Rreth pajisjes suaj

Pajisja celulare e përshkruar në këtë udhëzues, është

aprovuar për përdorim në rrjetet GSM 900 dhe 1800. Për

më tepër informacion rreth rrjeteve, kontaktoni me

furnizuesin tuaj të shërbimit.
Kur të përdorni funksionet e kësaj pajisjeje, zbatoni të

gjitha ligjet dhe respektoni zakonet lokale, të drejtat

private dhe të ligjshme të të tjerëve, duke përfshirë dhe të

drejtat e autorit.
Mbrojtja e të drejtave të autorit mund të parandalojë që

disa imazhe, melodi dhe përmbajtje të tjera të kopjohen,

të modifikohen ose të transferohen.

Paralajmërim: Për të përdorur çfarëdolloj

funksioni të kësaj pajisjeje, përveç ziles së orës, pajisja

duhet të jetë e hapur. Mos e hapni pajisjen kur përdorimi i

pajisjeve celulare mund të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik.