Rikthimi i cilësimeve të fabrikës
Për ta rikthyer telefonin në gjendje fabrike, zgjidhni
Meny > Cilësimet > Rikthe cil. e fabrikës dhe nga
opsionet e mëposhtme:
● Rikthe vetëm cilësimet — për të rivendosur të gjitha
cilësimet e preferencës pa fshirë asnjë të dhënë
personale
● Rikthe të gjitha — për të rivendosur të gjitha cilësimet
e preferencës dhe për të fshirë të gjitha të dhënat
personale, si kontaktet, mesazhet, skedarët e medias
dhe butonat e aktivizimit
Cilësimet
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
40
10. Menyja e operatorit
Hyni në një portal te shërbimet e siguruara nga operatori
i rrjetit tuaj. Për më shumë informacion, kontaktoni me
operatorin e rrjetit tuaj. Operatori mund ta përditësojë
këtë meny me një mesazh shërbimi.
11. Galeria
Mbrojtjet e të drejtës së autorit mund të parandalojnë
kopjimin, modifikimin, transferimin ose përcjelljen e disa
imazheve, muzikës (duke përfshirë tonet telefonike) dhe
përmbajtjeve të tjera.
Përmbajtja e mbrojtur nga menaxhimi dixhital i të drejtave
(DRM) shitet e shoqëruar me një çelës aktivizimi, i cili
përcakton të drejtat tuaja për të përdorur përmbajtjen.
Telefoni juaj mbështet një sistem dixhital të menaxhimit
të të drejtave (DRM) për të mbrojtur përmbajtjen e marrë.
Kontrolloni gjithmonë kushtet e dërgimit të çdo
përmbajtjeje dhe çelësin e aktivizimit përpara se t'i merrni
ato, sepse mund t'i nënshtrohen një tarife.
Për t'i parë dosjet, zgjidhni Meny > Galeria.