Thirrjet dhe telefoni
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Thirrje.
Për t'i devijuar thirrjet tuaja hyrëse, zgjidhni Dev. thirr.
(shërbim i rrjetit). Për detaje, kontaktoni me furnizuesin
tuaj të shërbimit.
Për të bërë dhjetë përpjekje për ta lidhur thirrjen pas një
përpjekjeje jo të suksesshme, zgjidhni Rithirrje auto e
nr. > Aktiv.
Për të bërë të mundur që rrjeti t'ju njoftojë për një thirrje
hyrëse ndërkohë që ju jeni gjatë një thirrjeje, zgjidhni
Pritja e thirrjes > Aktivizo (shërbim i rrjetit).
Për të vendosur nëse doni ose jo që numri juaj t'i shfaqet
personit të cilin po thirrni, zgjidhni Dërgo ID e thirrësit
(shërbim i rrjetit).
Cilësimet
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
38
Për të caktuar gjuhën e afishimit të telefonit tuaj, zgjidhni
Meny > Cilësimet > Telefoni > Cilësimet e gjuhës >
Gjuha e telefonit.