Funksionet pa një kartë SIM
Disa funksione të telefonit tuaj mund të përdoren pa futur
një kartë SIM, si funksionet e Organizuesit dhe lojërat. Disa
Fillimi
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
20
funksione shfaqen të errësuara në meny dhe nuk mund të
përdoren.
3. Thirrjet
Kryerja dhe përgjigjja e një thirrjeje
Për të kryer një thirrje, formoni numrin e telefonit, duke
përfshirë kodin e vendit dhe kodin e zonës nëse është e
nevojshme. Shtypni butonin e thirrjes për të thirrur
numrin. Lëvizni djathtas për të ngritur ose majtas për të
ulur volumin e zërit të receptorit ose të kufjes gjatë thirrjes.
Për t’iu përgjigjur një thirrjeje hyrëse, shtypni butonin e
thirrjes. Për të refuzuar thirrjen pa u përgjigjur, shtypni
butonin e përfundimit.
Altoparlanti
Nëse disponohet, ju mund të zgjidhni Altopar. ose
Normal për të përdorur altoparlantin ose receptorin e
telefonit gjatë një thirrjeje.
Paralajmërim: Mos e mbani pajisjen afër veshit kur
jeni duke përdorur altoparlantin, sepse zëri mund të jetë
tepër i lartë.