Mbështetja e Nokia-s
Kontrolloni www.nokia.com/support ose faqen tuaj lokale
të Nokia-s për versionin më të fundit të këtij udhëzuesi, për
informacione shtesë, shkarkime dhe shërbime të lidhura
me produktin tuaj Nokia.
Shërbimi i cilësimeve të konfigurimit
Shkarkoni cilësime konfigurimi pa pagesë si MMS, GPRS, e-
mail dhe shërbime të tjera për modelin tuaj të telefonit në
www.nokia.com/support.
Shërbimi ndaj klientit
Nëse keni nevojë të kontaktoni shërbimin
e kujdesit ndaj klientit, kontrolloni listën e
qendrave lokale të kontaktit të Kujdesit të
Nokia-s në www.nokia.com/
customerservice.
Mirëmbajtja
Për shërbimet e mirëmbajtjes, kontaktoni qendrën më të
afërt të shërbimit të Nokia-s në www.nokia.com/repair.
2. Fillimi
Vendosja e kartës SIM dhe e baterisë
Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin
përpara se të hiqni baterinë.