Ambienti i përdorimit
Kjo pajisje përmbush udhëzimet për ekspozimin ndaj
frekuencave të radios (RF), kur përdoret ose në pozicionin
normal afër veshit ose kur është pozicionuar të paktën 2,2
centimetra (7/8 inç) larg nga trupi. Kur një këllëf, kapëse
rripi ose një mbajtës përdoret për veshje në trup, ajo nuk
duhet të përmbajë pjesë metalike dhe pajisja duhet të
vendoset në largësinë e lartpërmendur nga trupi juaj.
Për të transmetuar skeda të dhënash ose mesazhe, kjo
pajisje kërkon që lidhja me rrjetin të jetë sa më e mirë. Në
disa raste, transmetimi i skedave të të dhënave ose i
mesazheve mund të pezullohet derisa të disponohet një
lidhje e tillë. Sigurohuni që të ndiqen udhëzimet e
mësipërme për distancën nga trupi derisa të përfundojë
transmetimi.
Disa pjesë të pajisjes janë magnetike. Pajisja mund të
tërheqë materiale metalike. Mos vendosni karta bankare
Informacioni shtesë mbi sigurinë
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
58
ose mjete që mbajnë të dhëna në formë magnetike, sepse
informacioni i ruajtur në to mund të fshihet.