Automjetet
Sinjalet RF mund të ndikojnë në sistemet elektronike të
pablinduara ose të painstaluara mirë që mund të ketë
automjeti. Sisteme të tilla janë: sistemi elektronik i
injeksionit të karburantit, sistemet elektronike të
kundërbllokimit të frenimit, sistemet elektronike të
Informacioni shtesë mbi sigurinë
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
60
kontrollit të shpejtësisë, sistemet e jastëkëve të ajrit. Për
informacion të mëtejshëm, pyesni fabrikuesin e automjetit
tuaj ose përfaqësuesit e tij ose për ndonjë aparaturë që
është shtuar.
Vetëm një personel i kualifikuar duhet t’i bëjë shërbim ose
ta instalojë pajisjen në një automjet. Shërbimi ose
instalimi i gabuar mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të
zhvlerësojë çdo garanci që ka pajisja. Kontrolloni
rregullisht nëse të gjitha aparaturat e pajisjes celulare të
instaluara në automjetin tuaj janë të vendosura dhe
punojnë si duhet. Mos ruani lëngje djegëse, gaze ose
materiale eksplozive në të njëjtën kabinë me pajisjen,
pjesët ose pajisjet e saj ndihmëse. Për automjetet me
jastëkë me ajër, duhet të kini parasysh që ato hapen me
forcë të madhe. Mos vendosni objekte, duke përfshirë këtu
dhe aparaturat e instaluara ose portative celulare, në
zonën mbi jastëkun e ajrit apo në atë ku ai hapet. Në qoftë
se pajisjet celulare të automjetit nuk janë instaluar si duhet
dhe në qoftë se jastëku i ajrit hapet, mund të ndodhin
plagosje të rënda.
Ndalohet përdorimi i pajisjes suaj gjatë fluturimit me
aeroplan. Mbylleni pajisjen para se të hipni në aeroplan.
Përdorimi në aeroplan i telepajisjeve celulare mund të jetë
i rrezikshëm për funksionimin e aeroplanit, ndërpret
rrjetin e telefonit celular si dhe mund të jetë ilegal.
Informacioni shtesë mbi sigurinë
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
61