INFORMACIONI PËR CERTIFIKIMIN (SAR)
Kjo pajisje celulare i përmbush orientimet për
ekspozimin ndaj valëve të radios.
Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe
radiomarrëse. Ajo është projektuar që të mos e kalojë
kufirin e ekspozimit ndaj radiovalëve që është
rekomanduar nga orientimet ndërkombëtare. Këto
orientime janë zhvilluar nga organizata shkencore e
pavarur ICNIRP dhe përfshijnë kufijtë e sigurisë të
përcaktuar për të siguruar mbrojtjen e të gjithë personave,
pa dallim nga mosha dhe gjendja shëndetësore.
Orientimet e ekspozimit për pajisjet celulare përdorin një
njësi matëse të njohur si Koeficienti Specifik i Absorbimit,
ose SAR. Kufiri i SAR-it i deklaruar në orientimet e ICNIRP-
së është 2,0 vat/kilogram (W/kg) për mesatarisht dhjetë
gram ind. Testet për SAR-in janë kryer duke përdorur
pozicione standarde të përdorimit, me pajisjen që
transmeton në nivelin më të lartë (të vërtetuar) të fuqisë
së saj, në të gjitha zonat e testuara të frekuencave. Niveli
aktual i SAR-it të një pajisjeje në funksionim mund të jetë
më poshtë se vlera maksimale, sepse pajisja është
projektuar për të shfrytëzuar vetëm fuqinë e kërkuar për
të kapur rrjetin. Kjo sasi ndryshon në varësi të një numri
faktorësh si p.sh. nga distanca midis jush dhe stacionit
Informacioni shtesë mbi sigurinë
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
64
Përdorimi i pajisjeve ndihmëse dhe aksesorëve të pajisjes,
mund të rezultojë në vlera të ndryshme të SAR-it. Vlerat e
SAR-it mund të ndryshojnë në varësi të kërkesave
kombëtare të raportimit dhe testimit, si dhe bandës së
rrjetit. Informacion shtesë për SAR-in mund të jepet në
informacionin e produktit në adresën www.nokia.com.
Informacioni shtesë mbi sigurinë
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
65
bazë të rrjetit. Vlera më e lartë e SAR-it sipas orientimeve
të ICNIRP-së për përdorimin e pajisjes në vesh është 1,19
W/kg.