Pajisjet mjekësore
Veprimi i çdo aparature radiotransmetuese, duke përfshirë
këtu dhe telefonat celularë, mund të ndërhyjnë në
funksionimin e pajisjeve mjekësore të pambrojtura mirë.
Konsultohuni me një mjek apo me fabrikuesin e pajisjes
mjekësore, për të përcaktuar nëse ato janë blinduar mirë
për t’u mbrojtur nga energjia e jashtme RF ose në qoftë se
keni ndonjë pyetje. Mbylleni telefonin në ambientet e
qendrave shëndetësore kur çfarëdolloj rregulli i vendosur
në këto ambiente ju udhëzon që të veproni në këtë
mënyrë. Spitalet ose qendrat shëndetësore mund të
përdorin aparatura që mund të jenë të ndjeshme ndaj
energjisë së jashtme RF.