Kujdesi dhe mirëmbajtja
Pajisja juaj është një produkt i projektuar me mjeshtëri të
lartë dhe duhet të trajtohet me kujdes. Këshillat e
mëposhtme do t’ju ndihmojnë të mbroni të drejtën e
garancisë.
● Mbajeni të thatë pajisjen. Reshjet, lagështia dhe të
gjitha llojet e lëngjeve ose avujve mund të mbajnë
minerale që gërryejnë qarqet elektronike. Në qoftë se
pajisja juaj laget, hiqeni baterinë dhe mos e vini në
vendin e vet derisa pajisja të thahet plotësisht.
● Mos e ruani ose përdorni pajisjen në vende të ndotura
dhe me pluhur. Pjesët e saj të lëvizshme dhe
komponentët elektronikë mund të dëmtohen.
● Mos e mbani pajisjen në vende të nxehta. Temperaturat
e larta mund të shkurtojnë jetëgjatësinë e pajisjeve
elektronike, të dëmtojnë bateritë si dhe të
shtrembërojnë ose të shkrijnë disa pjesë plastike.
● Mos e mbani pajisjen në vende të ftohta. Kur pajisja
kthehet në temperaturën e saj normale, brenda saj
mund të krijohet lagështi e cila dëmton panelin e
qarqeve elektronike.
● Mos u përpiqni ta hapni pajisjen në një mënyrë të
ndryshme nga ajo që udhëzohet në këtë udhëzues.
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
55
● Mos e shkundni, hidhni, ose goditni pajisjen. Përdorimi
me forcë mund të thyejë panelet e qarqeve të
brendshme dhe mekanizmat e imët.
● Mos përdorni për të pastruar pajisjen, lëndë kimike të
përqendruara, tretësira pastruese ose detergjentë të
fortë.
● Mos e lyeni me bojë pajisjen. Boja mund të bllokojë
pjesët e lëvizshme dhe të pengojë funksionimin e
duhur.
● Përdorni një leckë të butë, të thatë dhe të pastër për të
pastruar çfarëdolloj lentesh (siç janë lentet e kameras,
të perceptuesve të dritës, të perceptuesve të afërsisë).
● Përdorni vetëm antenën që keni blerë ose ndonjë tjetër
që është e aprovuar si pjesë këmbimi. Antenat e
paautorizuara, modifikimet ose bashkëngjitjet, mund
ta dëmtojnë pajisjen dhe mund të shkelin rregullat për
rregullimin e radioaparateve.
● Ngarkuesit përdorini në ambiente të mbyllura.
● Gjithmonë bëni kopje rezervë të të dhënave që doni të
ruani, si p.sh. kontaktet dhe shënimet e kalendarit.
● Për ta ricilësuar pajisjen herë pas here për një
funksionim optimal, fikni pajisjen dhe hiqni baterinë.
Këto këshilla vlejnë njëlloj si për pajisjen tuaj ashtu dhe për
baterinë, ngarkuesin apo çdo pajisje tjetër ndihmëse. Në
Kujdesi dhe mirëmbajtja
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
56
qoftë se ndonjë pajisje nuk punon si duhet, dërgojeni atë
për shërbim te pika më e afërt e autorizuar.