Regjistruesi i zërit
Për të filluar regjistrimin, zgjidhni Meny > Media >
Regjistruesi dhe butonin virtual të regjistrimit në ekran.
Për të filluar regjistrimin gjatë një thirrjeje, zgjidhni
Opst. > Regjistro. Kur regjistroni një thirrje, mbajeni
telefonin në pozicionin normal pranë veshit tuaj.
Regjistrimi ruhet në Galeria > Regjistrimet.
Për të dëgjuar regjistrimin më të fundit, zgjidhni Opst. >
Luaj regj. e fundit. Për ta dërguar regjistrimin e fundit
duke përdorur një mesazh multimedia, zgjidhni Opst. >
Dërgo regj. fundit.
13. Aplikimet
Softueri i telefonit tuaj mund të përfshijë disa lojëra dhe
aplikime Java të dizajnuara veçanërisht për këtë telefon
Nokia.
Zgjidhni Meny > Aplikimet.
Për të hapur një lojë ose një aplikim, zgjidhni Lojërat ose
Koleksioni. Lëvizni poshtë në një lojë ose në një aplikim
dhe zgjidhni Hap.
Për të parë sasinë e kujtesës së disponueshme për
instalimet e lojërave dhe aplikimeve, zgjidhni Opst. >
Gjendja e kujtesës.