Kalendari dhe lista e detyrave
Zgjidhni Meny > Organizuesi > Kalendari. Dita aktuale
futet në kornizë. Nëse për atë ditë ka ndonjë shënim të
vendosur, dita është me shkronja të zeza.
Për të bërë një shënim kalendarik, lëvizni te data dhe
zgjidhni Opst. > Bëj një shënim.
Për të parë shënimet ditore, zgjidhni Shiko. Për t'i fshirë
të gjitha shënimet në kalendar, zgjidhni pamjen e muajit
ose të javës, dhe Opst. > Fshi gjitha shën..
Për të parë listën e detyrave, zgjidhni Meny >
Organizuesi > Lista e detyrave. Lista e detyrave shfaqet
dhe renditet sipas përparësisë. Për të shtuar, fshirë ose për
të dërguar një shënim, për ta shenjuar shënimin si të kryer
ose për ta renditur listën e detyrave sipas afatit
përfundimtar, zgjidhni Opst..
Organizuesi
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
45
15. Rrjeti
Ju mund të hyni në shërbime të ndryshme të lëvizshme
interneti me shfletuesin e telefonit tuaj. Pamja mund të
ndryshojë në varësi të madhësisë së ekranit. Ju mund të
mos jeni në gjendje t'i shikoni të gjitha detajet e faqeve të
internetit.
I rëndësishëm: Përdorni vetëm shërbime që besoni
dhe që ofrojnë mbrojtje dhe siguri të mjaftueshme
kundrejt programeve të dëmshme.
Kontrolloni disponueshmërinë e këtyre shërbimeve,
çmimin dhe udhëzimet me furnizuesin tuaj të shërbimeve.
Ju mund t'i merrni cilësimet e konfigurimit të kërkuara për
shfletimin si një mesazh konfigurimi nga furnizuesi i
shërbimit.
Për të vendosur një shërbim, zgjidhni Meny > Web >
Cilësimet > Cilësimet e konfig. dhe zgjidhni një
konfigurim dhe një llogari.
Lidhja me një shërbim
Për të kryer një lidhje me shërbimin, zgjidhni Meny >
Web > Faqja kryesore; ose në modalitetin e pritjes,
shtypni dhe mbani shtypur 0.