Shërbimet SIM
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
49
Për disponueshmërinë dhe informacion rreth përdorimit
të shërbimeve të kartës SIM, kontaktoni me shitësin e
kartës suaj SIM. Ai mund të jetë furnizuesi i shërbimit ose
ndonjë shitës tjetër.
17. Informacioni për baterinë
Ngarkimi dhe Shkarkimi
Pajisja juaj furnizohet me energji nga një bateri që mund
të ringarkohet. Bateria mund të ngarkohet dhe shkarkohet
me qindra herë, por pas njëfarë kohe ajo do të
konsumohet. Kur koha e pritjes dhe bisedat janë më të
shkurtra se zakonisht, zëvendësoni baterinë. Përdorni
vetëm bateri të aprovuara nga Nokia, dhe ringarkojeni
baterinë vetëm me ngarkues që janë projektuar për këtë
pajisje dhe të aprovuar nga Nokia.
Në qoftë se bateria që do të përdoret për zëvendësimin
është e papërdorur ose nuk është përdorur për një kohë të
gjatë, mund të jetë e nevojshme që ta lidhni me ngarkuesin
dhe më pas ta shkëpusni dhe pastaj ta lidhni përsëri që të
fillojë ngarkimin.
Hiqeni ngarkuesin nga priza elektrike dhe nga pajisja kur
nuk është në përdorim. Mos e mbani të lidhur me
ngarkuesin një bateri plotësisht të ngarkuar, sepse
ngarkimi i tepërt mund të shkurtojë jetëgjatësinë e saj.
Nëse një bateri plotësisht e ngarkuar lihet e papërdorur,
ajo do të shkarkohet pas një farë kohe.