Futja e parashikuar e tekstit
Futja e parashikuar e tekstit bazohet në një fjalor të
integruar në të cilin edhe ju gjithashtu mund të shtoni fjalë
të reja.
1. Filloni të shkruani një fjalë, duke përdorur butonat 2
deri në 9. Shtypni secilin buton vetëm një herë për një
shkronjë.
2. Për ta konfirmuar një fjalë duke shtuar një hapësirë,
shtypni 0.
● Nëse fjala nuk është e saktë, shtypni vazhdimisht *
dhe zgjidhni një fjalë nga lista.
● Nëse karakteri ? shfaqet pas fjalës, fjala që ju
mendonit të shkruanit nuk është në fjalor. Për ta
shtuar fjalën në fjalor, zgjidhni Korrigjo. Fusni fjalën
duke përdorur futjen tradicionale të tekstit dhe
zgjidhni Ruaj.
● Për të shkruar togfjalësha, formoni pjesën e parë të
fjalës dhe shtypni butonin e lëvizjes nga ana e
djathtë për ta konfirmuar atë. Shkruani pjesën e
fundit të fjalës dhe konfirmoni fjalën.
3. Filloni të shkruani fjalën tjetër.
Shkrimi i tekstit
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
24
5. Navigimi i menyve
Funksionet e telefonit janë të grupuara në meny. Këtu nuk
përshkruhen të gjitha funksionet e menysë ose elementet
e opsioneve.
Në modalitetin e pritjes, zgjidhni Meny dhe menynë dhe
nën-menynë e dëshiruar. Zgjidhni Dil ose Prapa për të dalë
nga niveli aktual i menysë. Shtypni butonin e përfundimit
për t'u kthyer direkt në modalitetin e pritjes. Për të
ndryshuar pamjen e menysë, zgjidhni Meny > Opst. >
Pamja men. krye. > Listë ose Rrjetë.
6. Mesazhimi
Ju mund të lexoni, të shkruani, të dërgoni dhe të ruani
mesazhe me tekst, multimedia, audio dhe flash dhe e-mail.
Shërbimet e mesazhimit mund të përdoren vetëm nëse
mbështeten nga ofruesi juaj i shërbimit ose i rrjetit.
Mesazhet me tekst dhe multimedia
Ju mund të krijoni një mesazh dhe të bashkëngjitni sipas
dëshirës, për shembull, një fotografi. Telefoni juaj e
ndërron automatikisht një mesazh me tekst në një mesazh
multimedia kur bashkëngjitet një skedar.