Shkurtoret e thirrjeve
Për të caktuar një numër telefoni në një nga butonat me
numra, 2 deri në 9, zgjidhni Meny > Kontaktet >
Thirrjet e shpejta, lëvizni në një numër të dëshiruar dhe
zgjidhni Cakto. Formoni numrin e dëshiruar të telefonit
ose zgjidhni Kërko dhe një kontakt të ruajtur.
Për të aktivizuar funksionin e thirrjes së shpejtë, zgjidhni
Meny > Cilësimet > Thirrje > Formim i numrit
shpejt > Aktive.
Për të kryer një thirrje duke përdorur thirrjen e shpejtë, në
modalitetin e pritjes, shtypni dhe mbani shtypur butonin
e numrit të dëshiruar.
4. Shkrimi i tekstit
Modalitetet e tekstit
Për të futur një tekst (për shembull, kur shkruani mesazhe),
ju mund të përdorni futjen tradicionale ose të parashikuar
të tekstit.
Kur ju shkruani një tekst, shtypni dhe mbani shtypur
Opst. për të ndryshuar gjendjen mes futjes tradicionale të
tekstit, të treguar nga
dhe futjes së parashikuar të
tekstit, të treguar nga
. Jo të gjitha gjuhët mbështeten
nga futja e parashikuar e tekstit.